Imazh i dite-neteve te mia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Imazh i dite-neteve te mia

Mesazh  Culito prej Tue Sep 30, 2008 8:21 pm

Imazh i dite-neteve te mia
O rrahje e neteve te largeta
Fryme qe pluskon ne gjak
O imazhi i dite-neteve te mia
Siluete qe s’zbehesh aspak
O eliksit i heshtur nder yje
Gjithnjë te kërkoj ne vetmi
Ne rilindje do kish', boten do shuaja
......... te gjeja per ty alkimi'


Flaka e qiririt dridhet lehte
Asgje s’merr fryme, shkretetire
Asgje veç eres qe fryn e lire
Dhe mbart mbi krahe ca grimsa jete...


Shpergjumem, diçka nuk shkon
Matem te thyej qetesine
Por, ja, se largu me tersellime
Nje here te vetme qielli gjemon



Dhe mbart serish grimca jete
era qe hyn pa krahe nder flete
Shkretetire! Asgje s'merr fryme
Flake e qiriut dridhet lehte-lehte



E mira Valone



Na ndajnë dy botë, o e mirë
Dy bote nen nje qetim
Në paralelet e tyre shtratin kanë bërë lotët
Në të furishëm gërryejnë papushim


Monologje pafund thur cdo moment
Pas perdes se syve nuk shoh me drite
Më duket sikur një shekull kam kaluar
Më behet sikur s’kam jetuar asnjë ditë

Culito

Numri i postimeve : 31
Registration date : 28/09/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi